‘Redcloud’/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

‘Redcloud’/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transferoi në mënyrë urgjente 400 milionë lekë (4.3 milionë euro) në llogaritë e kompanisë “Redcloud”, e angazhuar për organizimin e koncertit të reper-it amerikan, Kanye West. Vetëm një ditë më parë, në 6 Korrik, Këshilli i Ministrave kishte miratuar një Akt Normativ me fuqinë e ligjit, me shpejtësi, për të kaluar shumën e paracaktuar për Fondin e Emergjencave në funksion të mbarëvajtjes së spektaklit të shumë-debatuar. Kryeministri Edi Rama deklaroi në një dalje publike se fondi qeveritar ishte planifikuar të shpenzohej për koncertin, me qëllim që “Shqipëria të mos turpërohej para turistëve të huaj”. Më herët, në Prill 2026, kur Rama tregoi për herë të parë se Kanye West kishte planifikuar koncert në Shqipëri, në mes të...