Zjarret nisin me ‘vrull’/ Preken fshatrat Zminec e Karroq, flakët djegin bimët

Zjarret nisin me ‘vrull’/ Preken fshatrat Zminec e Karroq, flakët djegin bimët

Një zjarr është aktivizuar pak minuta më parë në një zonë malore pranë fshatrave Zminec dhe Karroq, në bashkinë Finiq. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë bimësi, ndërsa terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Nga zona ngrihet një kolonë e dendur tymi, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej nëse favorizohet nga era.