“NextWave Tirana:Youth Beats”  në stinën koncertore të Fakultetit të Muzikës, me performanca pianistike, muzikë dhome..

“NextWave Tirana:Youth Beats”  në stinën koncertore të Fakultetit të Muzikës, me performanca pianistike, muzikë dhome..

Nga Julia Vrapi Performanca pianistike, muzikë dhome, jazz dhe koncert koral janë pjesë e programit muzikor, që sjell festivali “NextWave Tirana: Youth Beats”. Me një program muzikor, që sjell në skenë talentet e reja, festivali po zhvillon edicionin e parë këtë qershor. Fakulteti Muzikës në Stinën Koncertore 2026 vijon me një tjetër aktivitet, edicionin e parë të festivalit “NextWave Tirana: Youth Beats”, i cili pas dy koncerteve më parë, vijon me të tjerë në datat 16 dhe 17 këtë muaj në Universitetin e Arteve në Tiranë. Festivali me drejtore festivali dhe projekti prof. asoc. dr. Armira Kapxhiu dhe drejtore artistike prof. asoc. Silvana Skënderi synon të sjellë në skenë talentet e reja të Fakultetit të Muzikës, Universiteti i Arteve, duke ofruar një seri koncertesh 4-ditore...