“Grumbullimi nis në orën 19:00″/ Protesta e 18-të qytetare, me ndryshimin e orarit protestuesit nuk tërhiqen nga sheshi
Mbahet sot protesta e 18 ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Ndryshe nga ditët e mëparshme, organizatorët vendosën që protesta të zhvillohet në orën 19:00, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Edhe pse kanë kaluar plot 17 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjne e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit. Për 17 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike. Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër...
Burimi:
sot.com.al