Alarm për “karamelet me drogë” pranë shkollave, Hita shkresë Ministrisë së Arsimit: Merrni masa!

Alarm për “karamelet me drogë” pranë shkollave, Hita shkresë Ministrisë së Arsimit: Merrni masa!

Një formë e re dhe shqetësuese e shpërndarjes së lëndëve narkotike, e maskuar si produkte ushqimore, ka vënë në alarm Policinë e Shtetit. Bëhet fjalë për produkte të njohura si “Edibles”, të cilat përmbajnë THC, substancën psikoaktive kryesore të kanabisit, dhe që sipas autoriteteve po qarkullojnë pranë institucioneve arsimore. Për këtë situatë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministres së Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, duke kërkuar vëmendje dhe masa të shtuara parandaluese në shkolla. Sipas informacionit të përcjellë nga policia, produktet janë identifikuar kryesisht në formë xheli dhe paraqiten në pamje të ngjashme me karamelet, ëmbëlsirat apo produktet e tjera të zakonshme ushqimore. Kjo i bën ato veçanërisht të rrezikshme, pasi mund të konsumohen pa...