Netanyahu premton përgjigje ‘shumë më të ashpër’ ndaj çdo sulmi të ardhshëm Iranian
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka premtuar një përgjigje “shumë më të ashpër” ndaj çdo sulmi të ardhshëm nga Irani, pas përshkallëzimit të shkurtër mes dy palëve. Në një video mesazh, Netanyahu pretendoi se Irani dhe Hezbollahu kishin synuar të impononin atë që ai e përshkroi si një “ekuacion të ri dhe të papranueshëm” përmes sulmeve kundër Izraelit. “Ata menduan se mund të qëllonin Izraelin nga Libani dhe Irani dhe se ne nuk do të vepronim. Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë për sa kohë që unë jam në detyrë”, tha Netanyahu. Ai pretendoi se Izraeli i ka Iranin dhe Hezbollahun nën presion dhe paralajmëroi se çdo sulm i ri do të përballet me një përgjigje “shumë më të ashpër”. Deklaratat e tij erdhën...
Burimi:
syri.net