Zjarr i madh në një qendër riciklimi në Londër, tymi i dendur bllokon trafikun hekurudhor
Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu këtë të premte në një qendër riciklimi në zonën e Bermondsey, në juglindje të Londrës, duke shkaktuar re të mëdha tymi të zi që u panë nga shumë pjesë të kryeqytetit britanik. Në vendngjarje janë angazhuar rreth 100 zjarrfikës dhe 15 automjete zjarrfikëse, ndërsa autoritetet po punojnë për të vënë flakët nën kontroll. Sipas raportimeve të mediave britanike, shërbimet e emergjencës u njoftuan pak pas orës 17:30 me orën lokale, pas telefonatave të shumta që sinjalizonin zjarrin në objektin e riciklimit. Menjëherë pas alarmit, në zonë u dërguan forca të shumta zjarrfikëse nga stacionet e Deptford, Old Kent Road, Greenwich dhe zona të tjera përreth. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë kolona të mëdha tymi të zi...
Burimi:
top-channel.tv