Holanda fiton në frymën e fundit ndaj Uzbekistanit në miqësore, shqetëson dëmtimi i portierit Verbruggen (video)
Holanda ka fituar 2-1 ndaj Uzbekistanit në miqësoren e luajtur në New York. Ndeshja e fundit për të dy kombëtaret, para se të nisin rrugëtimin në Botëror. Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku Crysencio Summerville u pengua në zonë dhe arbitri dha penallti. 11-metërshin e mori përsipër Cody Gapko, i cili e ekzekutoi në mënyrën e duhur. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Tulipanët. Në fund të kohës së rregullt, Holanda mbetet me një lojtar më pak, pasi Guus Til u ndëshkua me karton të kuq, për prekje të topit me dorë në kufijtë e zonës së rreptësisë. Mesfushori i PSV-së u fut si zëvendësues i Frenkie de Jong. Në minutat shtesë, Uzbekistani barazon shifrat me Igor Sergeev, pas një aksioni të gjatë...
Burimi:
telesport.al