‘Nëse ndihet e kërcënuar, t’i drejtohet Policisë’, PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat: Reagimet…
Deputetja Marjana Koçeku ka munguar në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, por deklarata e saj drejtuar grupit kriminal të Bajrave është bërë çështje diskutimi. Ishte deputetja e PD, Albana Vokshi e cila ngriti pyetjen se çfarë garancie kanë qytetarët e thjeshtë kur krimi i organizuar kërcënon një deputete. “Nëse krimi i organizuar është në gjendje të ushtrojë kërcënime ndaj një deputeteje, një gruaje, atëherë çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë. Çfarë garancie kanë qytetarët e zakonshëm, dhe ky nuk është problem vetëm i rendit publik, por është një çështje që prek drejtpërsëdrejti integrimin e BE”, tha Vokshi. Përgjigjen e mori nga kryetari i Komisionit, Igli Hasani, i cili është edhe reagimi i parë i PS për këtë çështje. Hasani tha se kushdo që ndihet i...
Burimi:
sot.com.al