Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri…
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri… Nga Veton SURROI 1 Ndoshta këtë nuk e dinë kryeministri Rama, protestuesit, publiku i gjerë duke më përfshirë mua që po shkruaj, por kështu disi duket fillimi i fundit të një periudhe, fundit të një qeverisjeje, mbase fundit të një procesi historik. Fillimi i fundit duket kur një person si kryeministri Rama përpiqet për dy javë rresht të gjejë fajtorët pse qytetarët me rend e rregull deri tani të paprecedentë dalin për të kërkuar dorëheqjen e tij. Një listë e gjatë ekzotike fajtorësh u gjetën për këto dy javë, mes të cilëve “armiqtë e jashtëm” ishin edhe grekët që nuk dëshiruakan rritje të konkurrencës turistike në Shqipëri dhe iranianët, të cilët nuk kanë problem me konkurrencë turistike, por...
Burimi:
sot.com.al