Ndryshim regjimi në Iran/ Trump: Eshtë vetëm fillimi i një pakti më të gjerë në Lindjen e Mesme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Washingtoni do të godasë sërish Iranin nëse Teherani shkel marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes dy vendeve. “Do ta bombardojmë fort Iranin nëse shkel armëpushimin. Në fakt, isha gati ta bombardoja të enjten”, u shpreh Trump gjatë një deklarate për mediat. Presidenti amerikan tha se marrëveshja e armëpushimit përfaqëson “fillimin e një marrëveshjeje shumë më të madhe në Lindjen e Mesme”, duke shtuar se negociatat do të shtrihen edhe në çështje të tjera rajonale, përfshirë Libanin, programin bërthamor iranian, raketat balistike dhe grupet e armatosura aleate të Teheranit. Trump pretendoi gjithashtu se Irani ka pësuar një “ndryshim regjimi”, duke argumentuar se udhëheqja aktuale iraniane është ndryshe nga ajo që drejtonte vendin para konfliktit. “Një grup drejtuesish...
Burimi:
ntv.al