Miliarda, naftë dhe liri/ Oferta e madhe e Donald Trump për Iranin

Miliarda, naftë dhe liri/ Oferta e madhe e Donald Trump për Iranin

Negociatat për programin bërthamor iranian ende nuk kanë filluar, por tashmë ka mosmarrëveshje lidhur me “karrotën” që SHBA po i ofron regjimit në Teheran për ta bindur të pezullojë pasurimin e uraniumit. Kjo përfshin premtime të paqarta për një fond rindërtimi me vlerë shumë miliardë dollarë. Në draft-memorandumin që po negociohet mes Iranit dhe SHBA-së, të cilin agjencia Bloomberg e publikoi të mërkurën, thuhet se Shtetet e Bashkuara angazhohen që “së bashku me partnerët e tyre rajonalë”, të paraqesin një “plan gjithëpërfshirës” për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Iranit dhe të sigurojnë financime me vlerë “të paktën 300 miliardë dollarë”. Nga do të vijë ky financim nuk specifikohet. Thuhet vetëm se mekanizmi i zbatimit do të jetë pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare, për arritjen e...