Protestë te Kuvendi/ “Rama në burg, Belinda në burg”, Klosi i PS gris pankartën

Protestë te Kuvendi/ “Rama në burg, Belinda në burg”, Klosi i PS gris pankartën

Protesta kundër qeverisë është “zhvendosur” te Kuvendi. Deputetët që hynin për në sallën plenare për seancën e sotme janë përballur me një pankartë kundër kryeministrit Edi Rama dhe ish vartëses së tij, Belinda Balluku, në të cilën shkruhej “Rama në burg, Belinda në burg”. Duket se kjo pankartë ka nervozuar socialistët. Ka qenë Blendi Klosi, i cili përpara se të hynte në Parlament i ka grisur dhe më pas kanë qenë shërbimet e Kuvendit që kanë pastruar xhamin.Protesta kundër qeverisë është “zhvendosur” te Kuvendi.