“Mos më paralajmëro fare”/ Meta përplaset me prokurorin e SPAK, Kllapi: LSI pagoi 93 mijë dollarë nga 416 mijë për lobim në SHBA
Gjyqi në themel i ish-presidentit Ilir Meta po zhvillohet mes përplasjeve mes palëve pas deklaratave të prokurorit të SPAK ndaj ish-presidentit. Prokurori Sotir Kllapi ka paraqitur të dhëna për kontratat e lobimit në SHBA dhe episode të tjera të hetimit. Sipas Kllapit, kontrata e lobimit të LSI-së me kompaninë GSIS është raportuar në sistemin amerikan FARA. Prokurori deklaroi se nga shuma totale prej 416 mijë dollarësh, LSI kishte paguar përmes tre faturave vetëm 93 mijë dollarë. Gjatë seancës, Ilir Meta kërkoi të merrte fjalën. “Në SHBA raportohen kontratat e lobimit në faqen FARA. Aty raportohet edhe kontrata e lobimit me GSIS, ku ka rezultuar se nga tërësia e shumës prej 416 mijë dollarësh nga LSI ishin paguar, me tre fatura, vetëm 93 mijë dollarë. Nga...
Burimi:
ntv.al