Moti i keq pritet të godasë vendin, Policia e Shtetit apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes në qarkullim, shmangni…

Moti i keq pritet të godasë vendin, Policia e Shtetit apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes në qarkullim, shmangni…

Policia e Shtetit ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike që pritet të prekin vendin nga mesdita e së premtes deri në paraditen e së shtunës. Autoritetet u kërkojnë drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit të shmangin daljet në det jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, si edhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë. Njëkohësisht, Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, distancën e sigurisë dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, ndërsa këmbësorët këshillohen të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku priten reshje dhe lagështi në rrugë. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit “Në bazë të parashikimeve për...