“Mos e lëshoni frontin, fitorja është afër”/ Ish-kreu i Policisë: Lërini njerëzit të protestojnë, efektivët…
Ish-kreu i Policisë së Shtetit Krenar Ahmeti në podiumin para Kryeministrisë tha se policia duhet të zbatojë vetëm ligjin. Ai deklaroi se policët janë të keqpaguar ndaj ata nuk duan të kundërvihen. Bëri ndër të tjera edhe thirrje për protestuesit që të mos dorëzohen. “U bëj thirrje policisë të zbatojnë vetëm ligjin, ne nuk jemi për dhunë por të jap fjalën se po të marr 100 djem do t’iu lodhim me taktikat, por ne nuk duam t’ju lodhim. Mos na bëni t’ju vrasim me pambuk, lërini njerëzit të protestojnë, mos na bëni t’ju kundërvihemi. Policët janë të kequshqyer dhe të keqpaguar, jan zemra ime.Kësaj klike do t’ja hapim varrin me gjilpërë, burra frontin mos e lëshoni, fitorja është afër”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al