Miratimi i rezolutës për integrimin në BE, Begaj: Dëshmi e një politike serioze dhe të përgjegjshme

Miratimi i rezolutës për integrimin në BE, Begaj: Dëshmi e një politike serioze dhe të përgjegjshme

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka përshëndetur votimin e rezolutës për procesin e anëtarësimit në BE me e114 vota pro dhe një abstenim. Kreu i shtetit shprehet se kjo është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. “Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. Kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar. Ajo është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme,...