“Ai e do Hormuzin të hapur”, presidenti Trump: Xi Jinping u zotua se nuk do ta furnizojë Iranin me armë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se homologu i tij kinez, Xi Jinping, i është ofruar për ndihmë mbi luftën me Iranin. Në një intervistë me Fox News , presidenti shtoi gjithashtu se udhëheqësi kinez “tha se nuk do t’i ofrojë pajisje ushtarake” Teheranit. “Ai e tha këtë sot dhe është një deklaratë e rëndësishme”, vazhdoi Trump, duke iu referuar takimeve të sotme në Pekin. Megjithatë, inteligjenca amerikane raportoi se kompanitë kineze kanë diskutuar dërgesat e armëve me Iranin, siç raportohet nga Ëashington Post, duke përdorur rrugën e dërgesave përmes një vendi të tretë për të fshehur origjinën e tyre. “Ai do të donte ta shihte Ngushticën e Hormuzit të hapur dhe tha: ‘Nëse mund të ndihmoj, do të doja të ndihmoja'”, shtoi Trump, duke...
Burimi:
top-channel.tv