“Ky është turp, turp”/ Tafa betohet si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ‘shpërthen’ Bardhi: Një njeri…
Genta Tafa (Bungo) u betua sot në Kuvend si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, moment gjatë të cilit u përball me sulme të forta nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. “Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun… Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut… Ky është turp, turp, turp”,- tha Bardhi teksa Tafa ishte në foltore gjatë momentit të betimit. Kandidatura e Tafës për Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi i kaloi Kuvendit për votim vetëm me votat e socialistëve në Komisioni i të Drejtave të Njeriut dhe Medias.
Burimi:
sot.com.al