“Edhe pse tepër e vonuar”, Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE: Momenti për një reflektim të thellë
Ilir Meta ka përshëndetur votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Meta shkruan se sot është “momenti për një reflektim të thellë për të rikthyer Parlamentin në kolonën mbajtëse të Republikës, të demokracisë dhe të llogaridhënies”. “Përshëndes Rezolutën e miratuar me konsensus nga Kuvendi për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian edhe pse tepër e vonuar si vetë procesi i integrimit europian të Shqipërisë. Partia e Lirisë (LSI) lindi si domosdoshmëri për të zhbllokuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila u nënshkrua vetëm pas rotacionit demokratik në vitin 2005. Në atë kohë, Shqipëria ishte shumë përpara Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa tani situata është krejtësisht e kundërt dhe prapambetja e Shqipërisë në procesin e integrimit është tepër kritike. Ndaj sot është...
Burimi:
top-channel.tv