Miliardat që Irani mund të fitojë nga marrëveshja me SHBA

Miliardat që Irani mund të fitojë nga marrëveshja me SHBA

Kushtet ende sekrete të marrëveshjes së presidentit amerikan, Donald Trump me Iranin, kanë nxitur një debat të ashpër mbi atë se sa shumë përfitime financiare mund të ketë Teherani zyrtar, dhe sa shpejt mund të ndodhë kjo. Marrëveshja pritet t’i lejojë Iranit të shesë naftë lirshëm gjatë një periudhe 60-ditore negociatash, duke hapur gjithashtu rrugën për lehtësimin më të gjerë të sanksioneve, qasjen në fondet e ngrira dhe një fond të mundshëm investimesh prej 300 miliardë dollarësh për rindërtim, nëse arrihet një marrëveshje përfundimtare bërthamore. Pika e përplasjes:  Kritikët argumentojnë se, pasi e hodhi poshtë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 gjatë mandatit të tij të parë, Trumpi tani po ndjek të njëjtën strategji: zhbllokimin e fondeve në këmbim të lëshimeve bërthamore, duke shkuar potencialisht edhe...