Shpërndante drogë në “Don Bosko”/ Detaje të reja, mbahej nën vëzhgim nga policia, si ra në pranga autori i plagosjes

Shpërndante drogë në “Don Bosko”/ Detaje të reja, mbahej nën vëzhgim nga policia, si ra në pranga autori i plagosjes

Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i 41-vjeçarit Ylli Murati, në Tiranë. Sipas informacioneve, 41-vjeçari prej kohësh mbahej në vëzhgim si shpërndarës i lëndëve narkotike, kryesisht në zonën e “Don Boskos”. Prej 2 qershorit ai ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për plagosjen e 2 personave, ngjarje që ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Sipas të dëmtuarve, shkak u bë parakalimi i makinave që ka përfunduar në sherr me thikë. Sakaq mësohet se Ylli Murati është vëllai i Fatjon Muratit, ky i fundit person i skeduar nga drejtësia për vepra të rënda penale dhe i ka shpëtuar atentateve.