‘E mbajta në krah tërë ditën, të nesërmen në fshat u tha të tjerëve: Më rrahu!’/Deputetja reagon për largimin e Koçekut
Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, ka adresuar deklarata të forta ndaj ish-koleges së saj, Marjana Koçeku, pas largimit të kësaj të fundit nga grupi parlamentar socialist. Në emisionin televiziv, Çakërri deklaroi se Koçeku nuk tregoi guximin politik për të dorëzuar mandatin e deputetes që, sipas saj, e ka fituar falë Partisë Socialiste. “Me kalimin e ditëve u qartësova akoma më shumë se çfarë po ndodhte që nga momenti i parë i daljes nga grupi parlamentar, ku nuk u tregua aq burrneshë sa të jepte dorëheqjen nga mandati i fituar nga PS, i dhuruar nga PS”, u shpreh deputetja socialiste. Në një deklaratë, Çakërri solli edhe një varg të njohur të Dritëro Agollit për të ilustruar, sipas saj, sjelljen e ish-deputetes. “Më kujton Dritëro Agollin...
Burimi:
sot.com.al