“Po protestojnë për çështje që prekin të ardhmen e tyre”/ PL, ngre akuza: Nuk kanë nevojë për premtime

“Po protestojnë për çështje që prekin të ardhmen e tyre”/ PL, ngre akuza: Nuk kanë nevojë për premtime

Partia e Lirisë i konsideron legjitime shqetësimet dhe kërkesat e ngritura nga të rinjtë në protestat e zhvilluara në kryeqytetet, prej më shumë se dy javësh tanimë. Në një deklaratë për mediet nga selia e PL, kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Anisa Ibraj tha se të rinjtë dhe të rejat në Tiranë po protestojnë për çështje që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e tyre. Sipas saj, të rinjtë nuk kanë nevojë për premtime të përgjithshme, por për politika që krijojnë mundësi reale për arsimim cilësor, punësim dinjitoz dhe një të ardhme në Shqipëri. Teksa ofroi dhe 5 prioritetet e PL për rininë, Ibraj theksoi se Partia e Lirisë do të vazhdojë të mbështesë çdo kërkesë të drejtë të rinisë dhe të angazhohet për ta kthyer...