Milatoviq në Parlamentin Evropian: Mali i Zi synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2028

Milatoviq në Parlamentin Evropian: Mali i Zi synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2028

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, iu drejtua të martën seancës plenare të Parlamenti Evropian në Strasburg, duke deklaruar se vendi i tij ndodhet pranë realizimit të njërit prej objektivave më të rëndësishëm në historinë moderne – anëtarësimit në Bashkimi Evropian deri në vitin 2028. Në fjalimin e tij para eurodeputetëve, Milatoviq theksoi se Mali i Zi, njëzet vjet pas rikthimit të pavarësisë, gjendet në prag të Bashkimit Evropian si një shtet që i ka qëndruar besnik idealeve evropiane të paqes, lirisë dhe solidaritetit. Ai kujtoi se në vitin 2006 Mali i Zi e rifitoi pavarësinë në mënyrë paqësore dhe demokratike, duke zgjedhur njëkohësisht rrugën drejt ndërtimit të një shteti evropian, demokratik, qytetar dhe të hapur, të bazuar në sundimin e ligjit dhe institucione...