FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

Autoritetet amerikane pretendojnë se kanë parandaluar një sulm të mundshëm që mund të kishte shkaktuar mijëra viktima në Shtëpinë e Bardhë. Sipas zyrtarëve federalë të cituar nga mediat amerikane, Byroja Federale e Hetimit (FBI), në bashkëpunim me Shërbimin Sekret dhe agjenci të tjera të sigurisë, zbuloi dhe ndaloi një plan të dyshuar për të goditur eventin “UFC Freedom 250”, të mbajtur të dielën në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, shkruan A2 CNN. Sipas hetimeve paraprake, personat e dyshuar kishin planifikuar të përdornin dronë të mbushur me lëndë shpërthyese për të goditur ndërtesa pranë zonës së aktivitetit, me synimin për të krijuar panik dhe për të detyruar evakuimin e mijëra pjesëmarrësve. Në kaosin e krijuar, të pranishmit do të drejtoheshin drejt zonave ku, sipas autoriteteve, ishin...