Tragjedi në Brazil/ Harrojnë t’i lidhin litarin e sigurisë, 21-vjeçarja hidhet nga ura dhe bie 40 metra drejt vdekjes
Një ngjarje tronditëse ka shokuar Brazilin dhe rrjetet sociale në mbarë botën. Maria Eduarda Rodrigues de Freitas, vetëm 21 vjeçe, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi organizatorët e një kërcimi ekstrem dyshohet se harruan t’i lidhnin litarin e sigurisë para se ta hidhnin nga një urë. Sipas mediave braziliane, e reja po merrte pjesë në një aktivitet të organizuar të kërcimit me litar nga e ashtuquajtura “Ura e Skeletit” në qytetin Limeira. Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Maria shihet duke u përgatitur për kërcimin, pa e ditur se pas saj fshihej një gabim fatal. Momente më vonë, ajo hidhet nga ura dhe bie rreth 40 metra në humnerë, pasi litari i sigurisë nuk ishte lidhur. Në video, sipas raportimeve, litari mund të...
Burimi:
syri.net