Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën

Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën

Josimar Diaz, i njohur me emrin Vozinha, është fenomeni i parë që ka prodhuar Botërori në SHBA-Kanada dhe Meksikë. 40-vjeçari ishte protagonisti i madh i Kepit të Gjelbër në barazimin historik 0-0 që kjo kombëtare arriti në ndeshjen debutuese kundër Spanjës. 7 pritje vendimtare e bënë Vozinhan të shpallej lojtar i ndeshjes, por interesante është që debutimin në futbollin profesionist ai e ka bërë në moshën 25-vjeçare. Para se të arrinte në këtë pikë ai punonte si peshkatar për të siguruar mbijetesën, ndërsa kontratën e parë profesionale e mori në Angola. Këto detaje e bënë që në përfundim të sfidës së parë të Botërorit të shpërthentë në lot. Jo vetëm shokët e përfaqësueses, por edhe tifozët në stadium thirrën emrin e tij. Në intervistën pas ndeshjes...