As Arsenal dhe as Man. City. Tonali befason me ekipin e ri, zgjedh projektin e një italiani

As Arsenal dhe as Man. City. Tonali befason me ekipin e ri, zgjedh projektin e një italiani

16 Qershor 2026 16:26 Telesport Ashtu siç edhe pritej, Sandro Tonali është protagonisti kryesor i merkatos së verës. Italiani ka vendosur të largohet nga Newcastle dhe gara për transferimin e tij është shumë e fortë. Përveç Arsenalit dhe Man. City-t, garës i është shtuar fuqishëm edhe Tottenham. Roberto De Zerbi ka kërkuar me patjetër nga drejtuesit e klubit transferimin e mesfushorit italian, pasi e sheh atë si profilin ideal për t’i besuar çelësat e mesfushës. Sipas Matteo Moretto, Tottenham është dukshëm favorit në krahasim me “Topçinjtë” dhe “Qytetarët” pikërisht për shkak të lidhjes së fortë që ekziston mes De Zerbit dhe Tonali-t. Në anën tjetër, Newcastle ka vendosur shifrën 100 milionë paundë për të lënë të lirë mesfushorin italian.