Mesazhi i ndjerë i francezit: Madhështia e një populli matet me humanizmin dhe qëndresën e tij

Mesazhi i ndjerë i francezit: Madhështia e një populli matet me humanizmin dhe qëndresën e tij

Një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 63 të qytetarëve, ku një francez iu drejtua qytetarëve shqiptarë me një mesazh të fuqishëm. Duke e nisur fjalimin me një notë humori, ai deklaroi se megjithëse nuk është perfekt pasi nuk është shqiptar, ai është i martuar me një shqiptare dhe e dashuron vendin, të cilin e viziton rregullisht prej një dekade. Gjatë fjalës së tij, francezi vlerësoi historinë e lashtë të kombit, duke përmendur rrënjët ilire dhe figura historike si Skënderbeu, Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri dhe Nënë Tereza. Ai theksoi se madhështia e një populli matet me humanizmin dhe qëndresën e tij, duke u kërkuar qytetarëve të jenë krenarë për të shkuarën e tyre. Duke cituar gjeneralin De Gaulle, ai theksoi se demokracia...