Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF) për fushën e mbrojtjes. Marrëveshja është pjesë e financimit të jashtëm ushtarak amerikan (Foreign Military Financing – FMF), i cili synon mbështetjen e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë. Në dekretin e tij, Presidenti Begaj ka dhënë gjithashtu pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji. Dekreti i Kreut të Shtetit: Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës, D E K R E T O J: Neni 1 Shpalljen e ligjit nr. 91/2026, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas...
Burimi:
javanews.al