Dhuna ndaj të riut italian, reagon policia: Nuk donte të bënte kallëzim dhe iku…

Dhuna ndaj të riut italian, reagon policia: Nuk donte të bënte kallëzim dhe iku…

Policia e Tiranës ka reaguar pas raportimeve për dhunimin e disa turistëve italianë në qendër të kryeqytetit. Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 korrikut, në pjesën e pasme të Pallatit të Kulturës. Policia sqaron se, pas njoftimit për një konflikt, efektivët e Komisariatit Nr. 1 mbërritën në vendngjarje dhe gjetën shtetasin italian G.M., me dëmtime sipërfaqësore, si dhe dy shokët e tij. Sipas njoftimit, i riu ishte ndihmuar fillimisht nga punonjës të policisë bashkiake. Më pas ai u transportua për ndihmë mjekësore. Policia bën me dije se turisti ishte i vetëdijshëm dhe jashtë rrezikut për jetën. Ai u largua me dëshirën e tij pa përfunduar ekzaminimet dhe pa njoftuar stafin mjekësor. Sipas policisë, shtetasi italian nuk pranoi të bënte kallëzim për konfliktin dhe personat...