Mediat argjentinase: “Babai i Messit doli nga spitali, është kthyer në Rosario”. Familja vazhdon të heshtë

Mediat argjentinase: “Babai i Messit doli nga spitali, është kthyer në Rosario”. Familja vazhdon të heshtë

24 Qershor 2026 8:19 Alfred Lleshi Jorge Messi, babai i Lionel Messit, ka dalë të hënën nga spitali pas disa ditësh shtrimi. Lajmi u bë publik nga moderatori argjentinas Ángel de Brito, mik i ngushtë i familjes, dhe më pas u pasqyrua nga disa media të vendit. Megjithatë, familja “Messi” nuk e ka konfirmuar dhe as përgënjeshtruar zyrtarisht këtë informacion. Javën e kaluar ajo publikoi një deklaratë të ashpër për të ndalur thashethemet dhe spekulimet mbi gjendjen shëndetësore të babait të kapitenit të Argjentinës. Sipas De Brito, Jorge Messi është larguar nga qendra mjekësore ku ishte i shtruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij në Rosario për të vazhduar rikuperimin. “I dërgojmë urimet tona më të mira Celias (nënës së Lionelit) dhe Jorges, që...