Mbrojtja e të dhënave personale/ Komisioneri Dervishi prezanton në Bruksel progresin e Shqipërisë, vlerësim nga europianët

Mbrojtja e të dhënave personale/ Komisioneri Dervishi prezanton në Bruksel progresin e Shqipërisë, vlerësim nga europianët

Gjatë punimeve të Mbledhjes së 121-të Plenare të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), zhvilluar në Bruksel, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ngriti në nivel evropian çështjen e vlerësimit të progresit të vendeve kandidate në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.  Gjatë sesionit të diskutimit me Komisionerin Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, z. Michael McGrath, Komisioneri Dervishi paraqiti progresin e arritur nga Shqipëria në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me Acquis të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Në ndërhyrjen e tij, Komisioneri Dervishi theksoi se Shqipëria ka miratuar një ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, plotësisht të harmonizuar me Rregulloren...