SHBA nuk u jep viza, kombëtarja e njohur shkon pas asnjë tifoz me vete në Kampionatin Botëror
Asnjë tifoz nga Bregu i Fildishtë nuk do të udhëtojë për të mbështetur kombëtaren e tij në Kupën e Botës, për shkak të problemeve me vizat dhe kufizimeve të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Komitetit Kombëtar të Mbështetësve të “Elefantëve”, Julien Kouadio Adonis, i cili deklaroi se tifozët janë detyruar të heqin dorë nga udhëtimi pasi autoritetet amerikane nuk kanë lehtësuar hyrjen e tyre në vend. “Është një situatë shumë e dhimbshme, pasi na pengon të kryejmë misionin tonë kryesor, që është mbështetja e ekipit kombëtar. Do të kishim dashur të përfaqësonim edhe kulturën tonë në tribuna”, u shpreh ai. Organizata e tifozëve kishte planifikuar të dërgonte rreth 500 mbështetës në SHBA, ashtu siç kishte bërë në pjesëmarrjet e...
Burimi:
top-channel.tv