‘Heqja e sanksioneve ndaj Sali Berishës, mesazh për Ramën’, Zhulali: Koha e tij ka mbaruar

‘Heqja e sanksioneve ndaj Sali Berishës, mesazh për Ramën’, Zhulali: Koha e tij ka mbaruar

Izolimi i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ishte thjesht një goditje ndaj një individi, por një strategji e mirëfilltë për të asgjësuar opozitarizmin në Shqipëri. Kështu shprehet në ‘Task Force’, në Syri Tv, Ilda Zhulali, eksperte e çështjeve ndërkombëtare, e cila thekson se i gjithë procesi ndaj Berishës shërbeu si një "armë" e dhuruar kryeministrit Edi Rama për të goditur kundërshtarët e tij politikë. Sipas saj, për pesë vite me radhë, Partia Demokratike ka mbijetuar nën një presion dhe trysni të paprecedentë, e përballur me goditje ligjore dhe mediatike që kulmuan me heqjen e logos dhe vulës, duke e lënë partinë më të madhe opozitare në kushte ilegaliteti. Zhulali tha ndër të tjera se e gjitha kjo ishte një goditje e mirëmenduar, e...