Guterres thirrje SHBA – Iran: Intensifikoni përpjekjet për marrëveshje
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme. “Sekretari i Përgjithshëm është thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, përfshirë sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit dhe sulmet e Iranit ndaj vendeve fqinje në Gjirin Persik dhe më gjerë, të cilat nuk janë palë në konflikt, si dhe rritjen e ndjeshme të retorikës armiqësore”, tha zëdhënësi i Guterresit, Stephane Dujarric, në një deklaratë. Dujarric u bëri thirrje të gjitha palëve që të rikthehen në zbatimin e plotë të armëpushimit, duke paralajmëruar se përkeqësimi i situatës “mund të çojë në rifillimin e plotë të konfliktit, me pasoja të paparashikueshme për rajonin dhe botën, veçanërisht për vendet më të...
Burimi:
syri.net