Departamenti Amerikan i Shtetit i përgjigjet Top Channel për “non gratën” e Berishës

Departamenti Amerikan i Shtetit i përgjigjet Top Channel për “non gratën” e Berishës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar për Top Channel deklaratën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha se i është hequr non grata. “Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime (waivers) për disa përcaktime sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi një zëdhënës i DASH për Top Channel. Top Channel