Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, do të marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, do të marshojnë drejt Kryeministrisë

Qytetarët janë mbledhur sërish sot, 11 qershor, për të 12-tën ditë për të protestuar kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë. As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit. /vizionplus.tv