Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea Mekolli, jo gjykime politike
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në Kuvend interpelancës së kërkuar nga deputeti Balliu lidhur me ngjarjen, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit, Dëshmori i Atdheut Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur kolegu i tij, Edison Adri. Gjatë fjalës së tij, ministri Lamallari shprehu edhe një herë ngushëllimet për familjen e efektivit të rënë në krye të detyrës, duke theksuar se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë qenë pranë familjarëve që nga momentet e para të ngjarjes. Ai bëri të ditur se kanë nisur hetimet administrative dhe institucionale për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, duke garantuar se çdo përgjegjësi do të trajtohet mbi bazën e fakteve dhe përfundimeve të hetimit....
Burimi:
vizionplus.tv