Mbrëmjen e sotme vendoset e ardhmja e Ernest Muçit, dy presidentët takohen kokë më kokë për transferimin e sulmuesit shqiptar
E ardhmja e Ernest Muçit do të marrë një tablo më të qartë mbrëmjen e sotme. Beshiktashi dhe Trabzonspori do të përballen sot me njëri-tjetrin, duke nisur nga ora 19:00. Sipas mediave turke, pas përfundimit të ndeshjes, presidentët e të dy klubeve do të ulen në një tryezë të përbashkët për të diskutuar për të ardhmen e Ernest Muçit. Trabzonspori ka afat deri ditën e nesërme për të ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit shqiptar. Por problemi qendron te vlera e kartonit. Trabzonspori po përpiqet të ulë shifrën, ndërsa Beshiktashi kërkon të fitojë 8.5 milionë euro nga ky transferim. Mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët mbrëmjen e sotme./Sport Eskpres/
Burimi:
sportekspres.com