Kupa e Botës në “terr” televiziv, një e treta e globit rrezikon të mos shohë Kampionatin Botëror
FIFA po përballet me një situatë të pazakontë përpara nisjes së Kupës së Botës, pasi ende nuk ka siguruar marrëveshje televizive për transmetimin e turneut në Kinë dhe Indi. Kjo krijon rrezikun që më shumë se një e treta e popullsisë globale të mos ketë akses në transmetimet e kompeticionit më të madh të futbollit në botë. Sipas raportimeve, FIFA ka kërkuar rreth 74 milionë paund për të drejtat televizive në tregun indian, një shifër që përfaqëson rritje prej 67 për qind krahasuar me Botërorin “Katar 2022”. Megjithatë, oferta më e lartë e paraqitur deri tani nga grupi “Reliance-Disney” ka qenë më pak se 15 milionë paund, ndërsa negociatat ende nuk kanë prodhuar marrëveshje konkrete. Në të njëjtën kohë, edhe në Kinë nuk është zyrtarizuar...
Burimi:
sot.com.al