Kompany: Na duhet edhe pak kohë që të hyjmë në ritëm por do të jemi gati ndaj Borussia

Kompany: Na duhet edhe pak kohë që të hyjmë në ritëm por do të jemi gati ndaj Borussia

19 Gusht 2026 11:03 Telesport Pas ndeshjes së fundit miqësore parasezonale të Bayern Munish, atë të fituar 4-2 ndaj Heidenheim të marrën, trajneri Vincent Kompany foli rreth situatës aktuale te kampionët e Gjermanisë. “Disa nga djemtë ende kanë nevojë për disa vrapime dhe minuta lojë. Ata janë lojtarët me të cilët njiheni nga sezoni i kaluar, por që kanë ardhur më vonë nga të tjerët për shkak të botërorit”, tha Kompany. Më tej, trajneri belg, në sezonin e tij të tretë në Bavari, tha: “Ishte ndryshe nga një ndeshje normale, por padyshim edhe shumë interesante. E përdorëm ndeshjen e fundit miqësore për t’u rikthyer në ritëm.” “Kemi nevojë që të gjejmë ritmin e duhur dhe do të shfrytëzojmë ditët e mbetura për të qenë sa...