Ekipi B i Bylisit rrëzon Kukësin në Kategorinë e Dytë, ngjitet edhe Sopoti

Ekipi B i Bylisit rrëzon Kukësin në Kategorinë e Dytë, ngjitet edhe Sopoti

Mbrëmjen e sotme janë luajtur dy ndeshjet “play out” të Kategorisë së Parë. Kukësi është përballur me Bylisin B në një finale që u vendos nga penalltitë pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën në baraspeshë 1-1. Në ruletën ruse të penalltive fati i buzëqeshi ekipit të dytë t Bylisit. Këta të fundit shkruan kështu historinë duke u ngjitur për të parën herë në Kategorinë e Parë, ndërsa Kukësi prek fundin duke rënë një kategori më poshtë. Në krahun tjetër po në barazim 1-1 ka përfunduar edhe sfida tjetër “play out” mes Luftëtarit dhe Sopotit. Pas gjuajtjes së penalltive skuadra nga Librazhdi ka dalë fituese dhe është ngjitur kështu në Kategorinë e Parë. Luftëtari nga ana tjetër do të luajë në sezonin e...