Chelsea gjen që tani trajnerin e ri. Gati projekti afatgjatë, për t’i rikthyer “Blutë” në krye
9 Maj 2026 18:40 Telesport Xabi Alonso është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Chelsea-s duke nisur nga kjo verë. Pas shkarkimit të Enzo Maresca dhe Liam Rosenior dhe emërimit të përkohshëm të Calum McFarlane, “Blutë” kanë nisur bisedimet me Xabi Alonso-n, raporton Nicolo Schira. Deri tani bisedimet mes palëve janë shumë pozitive dhe duket çdo gjë në rrugën e duhur. Alonso ka kërkuar të jetë pjesë e një projekti afatgjatë dhe të ketë dorë të lirë në merkato. Kushte që duket se janë pranuar nga drejtuesit e “Bluve”. Në rast se nuk ka ndonjë të papritur, Xabi Alonso pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Chelsea-s para fillimit të Kupës së Botës, pra para datës 11 qershor.
Burimi:
telesport.al