Sot vendoset gjithçka! Dy presidentët do të takohen pas ndeshjes, vendoset e ardhmja e Ernest Muçit

Sot vendoset gjithçka! Dy presidentët do të takohen pas ndeshjes, vendoset e ardhmja e Ernest Muçit

Ernest Muçi kaloi një sezon fantastik te Trabzonspori në këtë sezon. Megjithatë në javët e fundit futbollisti shqiptar nuk po shkëlqen më si dikur, kjo edhe për shkak të dëmtimeve apo zërave të merkatos. A do të vijojë shqiptari që të jetë lojtari i Trabzonsporit apo do të kthehet te Beshiktashi? Sot, do të vendoset gjithçka! Në orën 19:00, Beshiktashi do të luajë kundër Trabzonsporit. Menjëherë pas ndeshjes, sipas asaj që raportojnë mediat turke, do të ketë një takim mes dy presidentëve të klubeve për të vendosur të ardhmen e shqiptarit. /Sport Ekspres/