Mbledhja e qeverisë, Rama paralajmëron kthesën e qeverisë: “Flamingot” nuk dolën për t’iu bashkuar këngës “Rama, jep dorëheqjen”
Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim para mbledhjes së përbashkët të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të cilin e cilësoi si një moment reflektimi pas zhvillimeve të muajit qershor. Pas transmetimit të një videoje që ai e quajti “reflektim për bulevardin e flamingove”, Rama tha se kishte sjellë para të pranishmëve dy dokumente. Sipas tij, dokumenti i parë është strategjik dhe lidhet me kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt qeverisës, ndërsa i dyti është një aneks që përcakton mënyrën se si Partia Socialiste duhet ta mbështesë këtë kthesë. Në fjalën e tij, kryeministri u ndal te protestat e zhvilluara gjatë muajit qershor, duke treguar një episod me një kryetar bashkie që ishte ankuar për reagimin e qytetarëve, pavarësisht investimeve të kryera...
Burimi:
vizionplus.tv