Mbi 50 ditë protestë, Rama: Flamingot revolta paqësore e qytetarit, sorrat balta e pështirë e sharlatanit

Mbi 50 ditë protestë, Rama: Flamingot revolta paqësore e qytetarit, sorrat balta e pështirë e sharlatanit

Kryeministri Edi Rama është ndalur te fitorja e Partisë Socialiste me 83 mandate, duke e cilësuar atë njëkohësisht si një bekim dhe një mallkim për qeverinë e tij. Në fjalimin para mbledhjes së përbashkët të qeverisë dhe grupit parlamentar socialist, Rama tha se mbështetja e madhe e qytetarëve sjell edhe një përgjegjësi më të madhe përballë pritshmërive të tyre. Sipas Ramës, fitorja i ka dhënë mazhorancës forcën për të vijuar transformimet, por njëkohësisht ka bërë që qytetarët ta shohin qeverinë si përgjegjëse për çdo problem që hasin. Rama: Pas fitores së madhe që na dhatë 83 mandate, e kam thënë në disa takime të brendshme, ajo fitore është bekim dhe mallkim. Bekim sepse na dha forcën për të vijuar transformimin, mallkim jo vetëm sepse pas...