“Nuk kemi asnjë luftë për të bërë me flamingot”, Rama: Qytetari duhet të jetë bashkëudhëtar dhe gjykatës i zhvillimit
Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i PS-së dhe kryeministri Edi Rama u bëri thirrje socialistëve të ndërtojnë një raport të ri me qytetarët, të bazuar te dëgjimi, transparenca dhe empatia. Në fjalën e tij, Rama tha se qeveria nuk është në konflikt me qytetarët që kërkojnë më shumë, por duhet ta shohë kritikën si një instrument për përmirësim. “Ne nuk kemi asnjë luftë për të bërë me flamingot. Beteja sot nuk është mes qeverisë dhe qytetarit që kërkon më shumë. Aleanca që na duhet nuk është një aleancë që ne të heshtim kritikën, por një aleancë për të mbrojtur kritikën”, tha Rama. Kryeministri theksoi se Shqipërisë nuk i duhen qytetarë që i besojnë qeverisë “me...
Burimi:
vizionplus.tv