Malagò fiton kohë mes kaosit: Trajneri i ri? Do të flas me të gjithë sa më shpejt…

Malagò fiton kohë mes kaosit: Trajneri i ri? Do të flas me të gjithë sa më shpejt…

Harrojini buzëqeshjet e pak ditëve më parë në “Lega”, ku u panë së bashku; mes të tjerëve, Malagò, Maldini dhe Leonardo. Mos emërimi i Andrea Pirlos si trajner i ri i kombëtares italiane, i konfirmuar nga vetë ish-mesfushori në rrjetet sociale, ka rritur tensionin dhe tani drejtori teknik i Italisë, ashtu si edhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë brazilian, mund të largohet vërtet. Sipas mediave italiane, për Maldinin çështja e lidhur me faqet ruse të basteve është vetëm një pretekst për t’i kufizuar autonominë në vendimmarrje, ndaj nuk përjashtohet dorëheqja. Ndërkohë, Giovanni Malagò po fiton kohë. I ftuar në “Il Sole 24 Ore”, ai deklaroi: “Trajneri i ri? Që prej këtij mëngjesi kam marrë shumë mesazhe. Do të flas me të gjithë sa më shpejt, siç...